Basha: 7 vjet më parë u fitua e drejta për të lëvizur lirshëm në Europë, sot Rama po i izolon shqiptarët
Përmes një status në rrjetet sociale kryetari i PD-së Lulzim Basha shkruan se sot është një ditë e përshtatshme për të dalluar politikën që jep rezultate dhe u shërben qytetarëve, me politikën që mbulohet me propagandë suksesesh, por në të vërtetë dëmton njerëzit. Ai shkruan se 7 vite më parë nën drejtimin e PD-së shqiptartë fituan të drejtën për të lëvizur të lirë në Europë, por sot ata rrezikojnë rzolimin për shkak të qeverisjes së Ramës.
“7 vjet më parë, nën drejtimin e Partisë Demokratike, shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur lirisht në Europë. 7 vjet më pas, nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa. Vendet anëtare e kanë vendosur Shqipërinë nën monitorim dhe vendi rrezikon izolimin për shkak të fuqizimit të krimit të organizuar me bazë në Shqipëri, për shkak të eksodit masiv nga keqqeverisja e Edi Ramës”, – shprehet Basha.