Albspirit

Media/News/Publishing

Dustin Hoffman akuzohet për ngacmim seksual

Aktori fitues i çmimit Oskar, Dastin Hofman, është akuzuar sërisht nga dy gra të tjera për ngacmim seksual, duke e cuar në pesë numrin e grave që e akuzojnë për sjellje të pahijshme.

Sipas, revistës hollivudiane “Varieti”, dy gra kanë deklaruar se Hofman i ka sulmuar seksulaisht ato në vitin 1987. Akuza e parë, vjen nga Kori Tomas, që në atë kohë ishtë 16-vjec dhe shoqe shkolle e motrës së aktorit.

Ajo, tregon se si Hofman i kishte ftuar për darkë në dhomën e hotelit në Nju Jork dhe pasi motra e tij ishte larguar, ai u zhvesh para saj. Gruaja e dytë, Melisa Kester, tregoi se abuzimin me te në një sallë regjistrimi ku kishte qënë bashkë me Hofman

Avokati i aktorit i ka cilësuar të gjitha këto akuza si gënjeshtra dhe shpifje të ulta.

Hofman, 80-vjecar, është akuzaur disa herë për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme në javët e kaluara, duke përfshirë dhe akuzat e aktores Ana Hanter, që kishte qënë 17-vjece kur kishte ndodhur ngjarja.

Please follow and like us: