Albspirit

Media/News/Publishing

Haradinaj: Liberalizimi i vizave ndodh në mars

Pak ditë pasi kosovarët do të festojnë dhjetëvjetorin e pavarësisë, ata do të marrin dy lajme që i kanë pritur gjatë. Së paku kështu sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë për televizionin publik se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm.

Po ashtu, sipas tij, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës.Kosovarët mund të lëvizin pa viza para muajit mars të vitit që vjen. Gjithashtu edhe FSK-ja para atij muaji, mund të shndërrohet në ushtri të Kosovës.

Please follow and like us: