Kabo: Do që ta bëjmë kryeprokuror, se i ka fituar paratë me lojëra fati
Profesor Përparim Kabo bëri bujë me pyetjet e tij thumbuese, për kandidatët e drejtësisë. Por, nuk është ndalur me kaq. Kabo ka komentuar deklaratën e një kandidati për kryeprokuror, i cili ka justifikuar pasurinë e tij, duke thënë se e ka fituar me lojëra fati.
“Kur një person thotë më bëni Krye- prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati…kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino….eh more shpirt i tregëtuar deri ku ke mbritur….Dikur në kohën e Mbretërisë edhe në punë nuk të mernin nëse kishe vese të tilla pa le të të jepnin kredi në bankë apo të të bënin Krye-prokuror-Krye….modernitet banal ky i sotmi…”, shkruan profesor Kabo.
Sipas deklarimit të depozituar në ILDKPI, ka qenë Artur Selmani, i cili në vitin 2017 ka fituar 4 mijë dollarë në një kompani bastesh. Në vitin 2008 Selmani ka fituar një tjetër skedinë duke kapur 2 mijë dollarë. Pas saj, Selmani ka fituar sërish në 2009 një lloto prej 4 mijë dollarësh të tjera.
Please follow and like us: