Komisioni i ligjeve: Kandidatët që plotësojnë kriteret për kryeprokuror
Deputeti i PS, Bledi Çuçi prezantoi sot raportin e Komisionit të Ligjeve për kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm. Nën cilësinë e relatorit, Çuçi bëri të ditur verifikimin e Komisionit për 7 kandidatët. “Kemi hartuar një raport pas seancës dëgjimore më kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm. Morëm të dhëna nga ILDKP dhe Autoriteti i Dosjeve edhe për integritin moral dhe profesional të kandidatëve” – tha Çuçi. Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin dhe ia përcjell atë Kuvendit.
Vlerësimi për kandidaturat:
1 – Arqile Koça përmbush kriteret ligjore për integritetin moral dhe profesionalArqile Koça nuk ka gradë shkencorë, por është në proces të marrjes së titullit doktor.
2 – Arta Marku përmbush kriteret ligjore për integritetin moral dhe profesional. Përmbush edhe kushtin për gradën shkencore.
3 – Artur Selmani përmbush kushtin e përvojës, por përmbush pjesërisht kriteret ligjore. Ka një masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës dhe nuk ka gradën shkencore në drejtësi, është në proces doktorature.
4 – Besnik Muçi përmbush kriteret ligjore për integritetin moral dhe profesional. Ky kandidat nuk përmbush kushtin e përvojës së punës, mbi 15 vjet.
5 – Ferdinand Elezi përmbush kriteret ligjore për integritetin moral dhe profesional.
6 – Ermira Tafani përmbush kriteret ligjore formale, plotëson edhe kushtet për integritetin moral dhe profesional.
7 – Granit Shahu nuk përmbush kushtin e vjetërsisë, mbi 15 vjet pervojë pune. Shahu nuk plotëson as kushtet për integritetin moral dhe profesional.
***
Komisioni parlamentar i Ligjeve është mbledhur të premten që t’i japë një tjetë shtysë çështjes së zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm. Në mesditë, komisioni ë shtë mbledhur për të miratuar raportin për shtatë kandidatët për kryeprokuror. Më pas procedura ligjore lejon që kandidatët të shkojnë në Kuvend për t’u votuar dhe prej aty, Shqipëria të bëhet me një Kryeprokuror të përkohshëm. Kandidatët dy ditë më parë janë paraqitur përpara komisionit në seanca dëgjimore. Nga ana tjetër opozita e bashkuar ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi, të cilin e quan antikushtetues. Sipas opozitës e vetmja zgjidhje është ajo që dikton Kushtetuta e vendit, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm nëpërmjet propozimit që duhet të bëjë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një organ i cili është ende i paformuar për shkak se Shoqëria Civile nuk ka paraiqitur kandidatët e saj (tre).