Albspirit

Media/News/Publishing

Oferta e PD për maxhorancën për të dalë nga ngërçi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, i ka bërë një ofertë të drejtpërdrejtë Maxhorancës qeverisëse për daljen nga kriza në të cilën gjendet zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm.

Edmond Spaho, e ka quajtur si antikushtetues zgjedhjen e Kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë, pasi sipas tij ai duhet të votohet me 84 vota. Ai tha se Kushtetuta e sanksionon që KLP-ja është ajo që zgjedh Kryeprokurorin. Në të tillë kushte, Spaho i tha kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se PD është e gatshme të votojë për të kompletuar KLP-në, pasi sipas tij është një anëtar që mban peng këtë proces, dhe pas kësaj Kryeprokurori t’i lihet në dorë siç e parashikon Kushtetuta, KLP-së.

Kujtojmë se zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm, ka krijuar një debat të ashpr me qeverisë dhe opozitës, ku kjo e fundit e akuzon kryeministrin Rama dhe maxhorancën se po tenton të kapë Kryeprokurorin me qëllim mbylljen e dosjeve të hapura, si ajo e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, etj.

Please follow and like us: