Albspirit

Media/News/Publishing

Rama kujton vdekjen e shkrimtarit Faik Konica

Kryeministri i vendit Edi Rama përmes rubrikës së tij “Amarcord” ka kujtuar 75 vjetorin e shkrimtarit të madh Faik Konica .
Rama shkruan se në këtë vit mbarëkombëtar të Skënderbeut, vlen më shumë të ndiqen mendimet dhe ato ç’ka përcillte Faik Konica.
“AMARCORD – Viti i Skënderbeut
I vetmi, i paarritshmi Faik bej, në venat e të cilit rridhte gjaku i spikatur i oxhaqeve më zulmëmëdhenj shqiptarë, na vjen edhe 75 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, me jehonën e një fjale të mprehtë si shpata me dy tehe, për të na kujtuar sa stimuluese, ndonëse jo pa mundime, është të përpiqesh të përfaqësosh denjësisht vendin amë, në mërgim dhe në kohë të turbullta.
Në këtë Vit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, më shumë se kurrë meriton të kujtohet rizbuluesi i simboleve dhe gjuhës së pavdekshme shqipe, Faik bé Konitza!”,-shkruan kryeministri Rama.

Please follow and like us: