Shkëlqim Hajdari: Kryeprokurori i Përkohshëm nuk duhet të ndërhyjë te dosjet
Çështja e mandatit të Kryeprokurorit ka zënë pjesën kryesore të debatit politik gjatë ditëve të fundit. Kjo çështje u trajtua gjerësisht edhe në emisionin “JAVA” në RTSH ku i ftuar ishte ish-prokurori i Apelit Shkëlqim Hajdari. Ai tha se Llalla nuk mund të rrinte më në detyrë sipas kushtetutës.
“Nga pikëmapja kushtetuese zoti Llalla nuk mund të qëndronte më Prokuror i Përgjithshëm. Por edhe sjellja profesionale nuk ishte atje ku e prisnim. Shumë mirë që po shkojmë në një prokuror të përkohshëm. I kam parë kandidaturat. Është prokuror i përkohshëm i cili ka disa detyra specifike. Nëse nuk i realizon do ta denoncojnë publikisht se nuk zbaton 4 shtyllat që parashikon ligji. E para nuk duhet të ndërhyjë te dosjet, përkundrazi të motivojë prokurorët. E dyta duhet që përmes specialistëve në Prokurorinë e Përgjitjshme që ka goxha pavarësisht dëmit, të kontrollojnë dosjet e prokurorëve me sinqeritet. E treta të ngrijë të drjetën që i jep ligji të bëjë transferime, të mos lëvizë prokurorë. E fundit të rrijë larg konferencës së prokurorëve kur do mblidhen për të zgjedhur 6 prokurorë për Këshillin e Prokurorisë”, deklaroi Hajdari për emisionin “JAVA”.
Sa i takon afatit në detyrë të kryeprokurorit të përkohshëm ai tha se “Dëshiroj që prokurori i përkohshëm të mos kalojë 6 muaj”.
Sa i takon pyetjes së gazetarit Lorenc Vangjeli, lidhur me mundësinë e ndërhyrjes së kryeprokurorit të përkohshëm në çështjet me karakter politik ai tha se “Nuk ka fuqi asnjë prokuror i përkohshëm për të mbyllur apo hapur çështje të caktuara”.
Sa i takon këtyre 5 viteve që kaluan, Hajdari tha se po mbyllet një mandat i pasuksesshëm nga ana e Adriatik Llallës. Arsyeja kryesore e përmendur nga ana e tij është ajo që ka qenë problemaitkë e këtij isntitucioni prej vitesh, varësia nga politika.
“Mandati i zotit Llalla është një mandat që politikisht, por edhe mediatiksiht është kosnsideruar jo i suksesshëm. Dikush nga pikëpamja politike, dikush e ka cilësuar nga mënyra se si u emërua. Unë bashkohem me këtë por duke e vlrësuar nga pikëmja thellëssiht profesionale. Vetë prokurori ishte një prodhim i pastër politik. Zoti Llalla ka ardhur në vazhdim të mandatit të kreut të ILDKPKI, opozita aso kohe nuk votoi as pro as kundër. Por, në momentin që ke marrë detyrën e kryeprokurorit e ke ndërprerë marrëdhënien me politikën. Kjo është problematika që kanë pasur kryeprokurorët në Shqipëri. Prokurori i Përgjithshëm zoti Llalla, u fsheh pas Këshillit të Prokurorisë për emërimet që bënte. Por e vërteta është se ai ka transferuar njerëz në shkelje të hapur të ligjit. Prokurorë të suksesshëm në Prokurorinë e Përgjithshme që i ka degdisur”, tha ai në emisionin “JAVA”.