Albspirit

Media/News/Publishing

Skandalet me PS; pse LSI e ka të pamundur të bëjë opozitë?

Dje në parlament deputeti socialist Erion Braçe akuzoi ish ministrin lsist të bujqësisë, Edmond Panaritin se gjatë kohës që Klement Balili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit”, ai kishte përfituar me qera 100 hektarë tokë shtetërore. Pra pikërisht kur palët bënin luftën më të ashpërr me njëra tjetrën, kur ziheshin se i kujt ishte njeri i kërkuar nga DEA amerikane për trefik narkotikësh ministi i LSI-së nënshkruante favore për kompaninë e Balilit.

Përpos një përpjekjeje të lehtë të Edmond Spahos në parlament se kjo qe një lëvizje për të tërhequr vëmendjen dhe një tentative të Petrit Vasilit në Report TV ku tha se këto toka janë dhënë me miratimin e Edi Ramës (gjë që rrezultoi e pa faktuar) LSI-a heshti për këtë temë. Ajo ra në grackën e PS që prej kohësh nuk ka mbrojtje tjetër  ve]se të mundohet të tregojë se të gjithë janë pis.

Po e njëjta fabul u përsërit edhe pak kohë më parë kur në emisionin “të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit u denoncua skandali korruptiv i inceneratorit që do të digjte plehrat e Elbasanit dhe më pas atij të Fierit.

Megjithëse skandali ishte i madh, megjithëse gara ishte bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe pa tender ndërkombëtar, megjithëse ishin shkelur të gjitha rregullat dhe dyshohej se ishin ndarë para të mëdha korrupsioni, ish ministri i mjedisit, Lefter Koka u paraqit në studion e Nevs 24 për ta mbrojtur këtë aferë. Madjëe ai shkoi edhe më the duke mbrojtur politika të dyshimta për partinë e tij si PPP e Edi Ramës. E njëjta skenë, madje për sytë e publikut më e rëndë, u zhvillua edhe në sallën e kuvendit të Shqipërisë. Kur Basha dhe Berisha filluan ta denoncojnë Ramën për skandalin e inceneratorëve ky i fundit, përpara kamerave ,I bëri një thirrje kurth Lefter Kokës: “ Çohu dhe mbroje se bashkë e kemi bërë”. Dhe ish ministri i Ramës, tani opozitar në LSI, u ngrit dhe mbrojti atë që po sulmonte PD-ja.

Natyrisht, sin ë rastin e Panaritit ashtu edhe në rastin e Kokës, dy ish ministrat nuk janë përgjegjësit kryesorë, as pse Klement Balili u morr me drogë nën hundën e “plicisë që deshëm” as se Rama vendosi të bëjë para me djegjen e plehrave. Denoncimi i tyre është alibia e fundit që i ka mbetur Rilindjes për të treguar se ne nuk jemi fajtorët e vetem.

Por ama këto dy raste dhe plot të ngjashme me to tregojnë një gjë: Që sado e ashpër të duket sot LSI e ka të pamundur të ndahet nga bashkfajësia 4 vjeçare me socialistët.

Sepse sa herë niset për të bërë kritika parimore e ndjek nga pas e shkuara e saj e afërt.

©Lapsi.al

Please follow and like us: