Albspirit

Media/News/Publishing

Tahirit nuk i lejohet të ikë nga Shqipëria

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën për bllokimin e pasaportës dhe ndalimin për daljen jashtë Shqipërisë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Jashtë godinës së Gjykatës, duke folur shkurtimisht për gazetarët, Tahiri tha se “do të flasë së shpejti”, por nuk ka bërë komente të tjera.

Ndërkohë që avokati i tij Maksim Haxhia sulmoi Gjykatën e Krimeve të Rënda duke thënë se është “kthyer në një notere për kërkesën e Prokurorisë”.

Avokati theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë provë të re për këtë masë të vendosur nga Gjykata. Avokati Haxhia bëri me dije se do të apelojnë këtë vendim të Gjykatës.

Ne e prisnim vendimin e kësaj gjykate, pasi kjo gjykatë është kthyer në notere të vendimeve të Prokurorisë. Gjithesi ne do të apelojmë për këtë vendim”,-tha avokati Maks Haxhia.

Saimir Tahiri u paraqit sot rreth orës 09:30 minuta në Gjykatën e Krimeve të Rënda  për t’iu komunikuar masa shtrënguese që ka marrë ndaj tij gjykata, për bllokmin e pasaportes dhe mos lejimin e tij të largohet nga Shqiperia.

Seanca u mbajt nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila është edhe gjyqtarja që ka shqyrtuar masën e sigurisë.

Kërkesa për thirrjen e Tahirit është bërë në bazë të nenit 248 të kodit të proedurës penale, ku gjykata brenda pesë ditësh thërret personin ndaj të cilit është dhenë masa  për t’ia komunikuar.

Please follow and like us: