Albspirit

Media/News/Publishing

Valon Jashari: Shpirti i Skënderbeut duhet të jetoj edhe sot në zemrat e Preshevarëve

Shpirti i Skënderbeut duhet të jetoj edhe sot në zemrat e Preshevarëve, që të kemi sekretin e lumturisë që është liria dhe vetë sekreti i lirisë është vetë guximi, të kemi mendjen e Branko Merxhanit për Neoshqiptarizmin dhe me ndjenjën e humanizmit të Nënë Terezës.
Edhe pse zgjedhjet Lokale në Preshevë po ofrohen dhe nuk kanë mbetur edhe pak ditë, ku qytetarët e Preshevës duhet të votojnë, edhe pse nuk kanë se përkend me votuar, parti pa vizione e pa platforma politike …
Parimi i partive politike në Preshevë është se nëse e has një skllav në gjumë mos e zgjoh nga gjumi, por leje të ëndrrojë në gjumë për lirinë, në vend se të zgjojn dhe t’i flasin për lirinë.
Ndjenja neveritëse dhe shumë dëshpëruese sidomos në fushata zgjedhore në Preshevë kur ndëgjojmë lloj-lloj fjalori të cilin vetëm politik, etik e njerzor nuk mundemi ta quajmë. Të qenurit qytetar i Preshevës shpesh herë të shkon në mendje se vallë unë si qenje njerëzore e këtij globi as që mund të rradhitem si njeri i botës së tretë nga ky mentalitet i partive politike lokale.
Presheva që ka, me dhjetra akademikë e doktorë Shkencash na ka mbetur që të na udhëheqin njerëz me gjymnaze të lëna në gjysëm, apo me pseudo doktorë shkencash që i kanë blera ato në disa kolegje private në rajon e që xhepi tyre është milionsh e barku i asaj popullate është bosh pranë një mjerimi.
Parti që kanë mjete finaciare të paguaj autobusa që nga Europa për të sjellë votues vetëm sa për të marrë pjesë në zgjedhje, inicativa qytetare të kalbura si blerja e zjarrfikësve që i duket me mendje se po jetojn në Zvicër e nuk kujtojnë se jetojnë në një vend të robëruar në vend se këto mjete t’i fokusojnë në shkolla, edukim, etj…çdo gjë kësaj mund t’i thuash vetëm humanizm JO!
Pasi që këto mjete duhet t’i sigurojë vetë shteti serb se ka me shumicë mjete të zjarrfikësve, që i bie shteti serb t’i heqë dy tanke më pak nga Presheva dhe ato mjete t’i dedikojë zjarrfikësve, pasi që kontributi i kësaj natyre që qytetarët shqiptarë t’i huazojnë zjarrfiksa shtetit serb po i bie se po financojnë aparaturën shtetërore që po i shtyp vetë ata.
Partitë serbe janë unike, të cilat kanë hyrë me një listë në këto zgjedhje, kurse ato shqiptare janë të ndara edhe për më tepër se që kanë qenë me herët.
Arrestimi i disa militantëve partiakë nga policia serbe në Preshevë pasi që paskën vendosur disa flamujsh partish nëpër shtylla të qytetit, as që duhet të jetë lajm pasi që ku janë ata qytetarë që për lider partish shkojnë në burg kurse për identitetin e tij nacional as që i bie në mendje se ekziston dikund (Flamuri Kuq e Zi), për të vendosur atë flamur dhe jo ato leckash partish.
Disa parti me liderët e tyre udhtojnë rreth e përqark Europës për fushatat e tyre, të mbushet mendja se kanë buxhetin partiak sikur të përfaqsonë ndonjë popullat miljonshe e që në fakt përfqësojn vetëm lagje (mëhalla), kurs po ti kërkohej apo edhe kur vinë në pushtet lokal që të lobojn për të drejtat e shqiptarve të Luginës nëpër Europ as që i bie në mendje që ti ndërmarrin këto udhtime për ti trokitur çdo dere të institucionit europian për të drejtat e shqiptarëve që shkilen çdo ditë.
Disa parti tjera vinë edhe në Kosovë vetëm në kohë të fushatave për fushata elektorale dhe në organizimet e tyre i vendosin flamujsh me hartën e Shqipëris Etinike në ballë të tryezës kurse në Preshevë flamurin kombëtare e kanë vënë pas derës i cili është i mbuluar me pluhur.
Disa tjera parti e lider të tyresh vrapoj më shumë se kurr nga Tirana e Prishtina vetëm sa për të marrë një foto me ndonjë nga politikanët apo veprimtarët politik.
Ajo çfarë kërkohej tani është të nxirrte vendi nga errësira dhe padija, krijimi dhe çimentimi i një identiteti unik shqiptar në këtë pjesë, me një vetëdije shqiptare sikur të Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Branko Merxhani dhe Nënë Tereza. Ti harrojm këto mentalitete partish që nuk na dërgojn askund pos në humnera të hsitorisë, dhe të përqendrohemi për të kërkuar dozën e Neoshqiptarizmit vetëm ka europa dhe me europën dhe në europ në aleancë me SHBA-në, se e ardhmja jonë është ka pernëdimi i diellit.
Valon Jashari
*Historian, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.

Please follow and like us: