Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkëshortja e Presidentit Meta, bën thirrje për rrëzimin me dhunë të qeverisë

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, njekohesisht edhe bashkeshortja e Presidentit me nje thirrje luftarake ka ftuar shqiptaret te protestojnë për të larguar me revolte qeverine nga pushteti. Me akuza te forta per Ramen, Kryemadhi ka thene se revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet. Kryemadhi eshte kunder kerkeses se SHBA- BE per Kryeprokuror te Perkohshem, sic e percakton ligji. LSI qe ajo drejton haptazi ka sulmuar Uashingtonin dhe Brukselin, duke i etiketuar si te korruptuar, te blere me para droge dhe se jane pijanece.

Postimi i Kryemadhit 

Në këtë vend nuk ka më drejtësi! Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë. Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare! Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë. Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale. Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Please follow and like us: