Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti/Komisarët e kuq të Tiranës kërkojnë të shkarkohet Aida Derguti dhe të merren masa ndaj Visar Ymerit

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana kanë kërkuar nga udhëheqja e Vetëvendosjes të shkarkojnë Aida Dërgutin nga pozita e Nënkryetares së Parlamentit dhe në të njëjtën kohë të merren masa ndaj Visar Ymerit pse s’kishte reaguar me kohë kundër zyrtares që e quajti mut Albin Kurtin. Express sjell letrën e komesarëve të VV-së nga Shqipëria.

Komisarët e Vetëvendosjes nga Shqipëria të prirë nga Hysamedin Feraj, Boiken Abazi, Elvis Hoxha, Dojona Mihali, qysh më 3 shkurt, kishin kërkuar të merren masa ndaj Aida Dërgutit pse e njëjta e kishte quajtur mut Albin Kurtin. Kishin kërkuar nga udhëheqja e Vetëvendosjes të shkarkonin nga të gjitha pozitat përfshirë edhe atë të Nënkryetares së Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Në këtë formë, ata kishin kërkuar të merreshin masa edhe ndaj Visar Ymerit, Kryetar formal i VV-së, se pse i njëjti nuk kishte reaguar kur Aida Dërguti kishte fyer liderin e tyre shpirtëror.

Në letrën e dërguar nga Komesarët  VV-së, thuhet se nëse Kryesia dhe Kryetari i Partisë nuk marrin masa ndaj Dërgutit do të iniciojnë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të nxjerr këtë cështje në organin më të lartë partiak për të marrë pastaj masa.

Madje, sipas tyre, edhe Visar Ymeri me mosreagim ka nxitur të mendojnë se pajtohet me konstatimet e Dërgutut për liderin e tyre shpirtëror.

“Në rast heshtjeje nga ana e Kryetarit të Lëvizjes, ne kemi të drejtën të mendojmë se dhe ai ndan gjuhën dhe cilësimin e Aida Dërgutit mbi figurën e Albin Kurtit”, thuhet në shkresën e zyrtarëve të VV-së nga Tirana.

Ndryshe, Dardan Molliqaj, në intervistën në Klan Kosova, ka deklaruar se komisarët e Tiranës, janë krejtësisht pro Albin Kurtit dhe kundër tij. Ka thënë se të njëjtit e kanë keqkuptuar situatën e krijuar në Vetëvendosje.

Ndërkohë, nesër, prej orës 11.30, Vetëvendosje mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë. Aty pritet të merret vendimi për zgjedhjet e brendshme dhe për masat ndaj Aida Dërgutit dhe grupit të Dardan Molliqajt.

Ne gjithë këtë situatë, ende po vazhdon të heshtë, Shpend Ahmeti, i cili ende s’ka pasur guxim të thotë asnjë fjalë as pro Aida Dërgutit dhe as kundër Albin Kurtit.

Pas daljes në publik të komunikimit ku Dërguti e quan mut Kurtin, kanë reaguar Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili. Kanë reaguar edhe krahu i përkrahësve të Kurtit, duke përfshirë Xhelal Sveçlën, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Fatmire Kollqaku, Hysen Durmishi, Albulena Haxhiu etj.

Për të dielën, grupi që përkrah Kurtin, kanë mbledhur nënshkrimet dhe kanë thirr Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Aty, pritet të shpallen zgjedhjet e reja dhe të caktohen edhe kriteret e atyre që pritet të jenë pjesë e garës.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit doli partia e parë. Por, dështoi në shumicën e komunave për të fituar pushtetin. Sidoqoftë, arriti fitore në tri komuna: Prishtinë, Prizren e Kamenicë.

Edhe pse mospajtimet kishin nisur para një vit zyrtarët e Vetëvendosjes arritën ta mbajnë të mbyllur dhe të mos e qesin në publik dallimet.

Pati edhe akuza tjera derisa një zyrtare e Vetëvendosjes e quajti Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin njerëz të SHIK’ut të Kadri Veselit.

Visar Ymeri, kryetar formal i VV-së, kërkoi një kryetar konsensual për të mos u prishur Lëvizja Vetëvendosje. Tha se është i gatshëm të vazhdojë udhëheqjen e Partisë nëse një gjë e tillë i kërkohet. Hapur doli kundër një zgjidhje që do t’i përjashtonte një pjesë të zyrtarëve të VV-së. Majde, tha se mund të ketë ndarje të Vetëvendosjes.

Ndarjen e ka paralajmëruar edhe Dardan Molliqaj, i cili tha se nuk janë pak kundërshtarët e Kurtit brenda VV’së. Madje, tha se edhe PDK dikur i thoshte Vetëvendosjes se është e vogël por rezultatet janë tjera.

Lëvizja Vetëvendosje kishte nisur rrugëtimin si OJQ për të kundërshtuar planet dhe misionet ndërkombëtare në Kosovë. Kishin organizuar protesta kundër Pakos së Ahtisaarit, e cila solli pavarësinë. Kishin organizuar edhe protesta kundër UNMIK’ut e EULEX’it. Kishin kundërshtuar Qeverinë për dialogun me Serbinë. Kishin mbajtur edhe protesta të dhunshme.

Ndërkohë, prej se kanë dalë partia e parë, më nuk kanë përmendur protesta, as gazin lotsjellës. Ka një javë që në mënyrë intensive po merren me partinë e tyre. Ndërkohë, Albin Kurti po vazhdon të mbahet në paraburgim për shkak të seancave që po zhvillohen për gazin lotsjellës në Parlament./express/

 

Please follow and like us: