Albspirit

Media/News/Publishing

Hapet Presheva Hackerspace, pritet krijimi i dhjetëra bizneseve të teknologjisë së lartë

A dëshironi që fëmija i jua të mos mbetë nëpër  rrugë apo lokale, por t’i përkushtohet hapjes së bizneseve të vogla,
kreative, dhe të shfrytëzojë kohën në mënyrë sa më të vlefshme?
Deri tani në qytetin e Preshëvës, përvec se të rrish nëpër lokale, ka pak apo hic aktivitet për këta gjinazmistë dhe të rinj, por situata do të ndryshojë shpejt.
Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Preshevës dhe të APN-së,  Shqipërim Arifit, bashkëthemeluesi i Prishtina Hackerspace, në  amfiteatrin e Kuvendit Komunal të Preshevës, prezentoi idenë e hapjes të një qendre të tillë në qytetin e Preshëvës, gjë e cila u përkrah nga kryetari dhe të rinjtë e shumtë që ishin mbledhur për të parë funksionimin e kësaj qendre në Prishtinë.
“Një ide e tillë është e mirëpritur për Preshevën pasi nuk kemi një organizatë të tillë, e cila është e shpërndarë në të gjithë botën. Ne do t’i ndihmojmë të rinjtë e Preshevës financiarisht që të hapin organizata dhe biznese të vogla të cilat më pas do të aftësohen dhe do të dalin në treg. Unë si kryetarë komune do të vazhdoj të mbështes qdo inovacion në mënyrë që të rinjët e këtij qyteti që janë shumë kreativ të kenë perspektivë në mënyrë që të rrinë sa më pak nëpër lokale. Gjithashtu do
të hapim një qendër të inovacionit pasi e ardhmja e këtij vendi është e bazuar në rininë e shëndoshë që kemi”, tha Shqipërim Arifi kryetarë i Preshevës dhe i APN-së.
Më pas Altin Ukshini bashkëthemelues i Prishtina Hackerspace prezentoi organizatën në Prishtinë, nga momenti qe kanë filluar, pa zyrë e financa e deri tani kur janë të gatshëm të ndihmojnë hapjen e degëve të tjera si kjo në Preshevë dhe të jenë shembull. Ai tregoi se si anëtarët e Prishtina Hackerspace bashkëpunojnë në projekte kreative dhe inovative brenda hapësirës, shumë prej të cilave
gjejnë aplikim konkret në komunitetin lokal dhe nevojat e
bashkëqytetarëve. Ai përmendi projekte interesante si Biomodd, Prishtina Buses, RocketStove, Beer Breëing, Trajnime në programim, elektronikë etj.
“I gjithë komuniteti jemi vullnetarë dhe financohemi aktualisht nga vet puna jonë. Eshte një gjë e jashtëzakonshme e cila mundë të arrihet edhe në Preshevë, mjafton vetëm që të rinjët të përkushtohen dhe të jenë entuziastë në punën që bëjnë. Do ta kenë ndihmën tonë për gjithcka”, tha  Altin Ukshini, lider i Prishtina Hackerspace.
Ai ka treguar donacionet që kanë marrë nga organizatat e ndryshme si  ambasada, kompani private, organizata jo-qeveritare dhe individë të komunitetit përfshirë edhe donacionin e fundit nga organizata HELP me pajisje dhe vegla që do të shfrytëzohen për hapjen e një punëtorie të drurit dhe metalit brenda Prishtina Hackerspace. Në fund të prezantimit
të rinjtë e Preshevës patën një seance pytje përgjigjesh me liderin e Prishtina Hackerspace.
Organizata Presheva Hackerspace do të funksionalizohet menjëhere duke filluar nga gjetja e ambientit, paisjeve teknologjike dhe ofrimi i të rinjëve të interesuar për iniciativën në fjalë.
Please follow and like us: