Ndotja akustike rrezikon zemren
Kete e konfirmojne studiuesit nga Universiteti i Stokholmit, duke e publikuar studimin ne revisten “Epidemiology”. Sipas te dhenave te marra nga studimi i 1571 personave ne kryeqytetin e Suedise, te cilet kane pesuar atak zemer ndermjet viteve 1992-1994, del ne pah se zhurmat jane nje armik i vertete per shendetin tone.
Duke pare vendbanimet e tyre, ku zhurma urbane ka qene me e pranishme, kerkuesit kane dale ne perfundimin se ndotja akustike rrit me 40 % mundesine e nje ataku kardiak ne krahasim me njerezit qe jetojne ne zona me te qeta. Nje zone mund te quhet e ndotur akustikisht nese kalon nivelin 50 decibel.
Please follow and like us: