Albspirit

Media/News/Publishing

Një shqiptare, pjesë e zbulimit për kancerin e gjirit

Iris Paupote quhet shqiptarja që ka arritur suksesin në Francë. Ajo ka qënë pjesëmarrëse në ekipin ndërkombëtar të cilët arritën ta zbulonin arsyen e problemeve gjenetike që shkaktojnë tek shumica e femrave në botë, kancer gjiri. Ajo punon si menaxhere projekthesh në Institutin Kombëtar të Kancerit. Por ajo është dhe pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë në Diderot, Paris.

Qëndra britanike e kërkimeve ka thënë se ky është një fillim shumë I mbarë për të arritur deri në zhdukjen e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Ekipi ndërkombëtar i studiuesve, testoi të 3 miliarde shkronjat e kodit gjenetik të njeriut, në 560 raste të kancerit të gjirit. Dhe zbuluan 93 komplete gjenesh të cilat nëse pësojnë mutacion mund të shkaktojnë këtë tumor. Një nga profesorët e këtij ekipi ka thënë për BBC se ata tashmë kanë nisur këtë listë dhe nëpër farmaci dhe shumë shpejt do të zhvillohen ilace të reja

Please follow and like us: