Albspirit

Media/News/Publishing

Revoltohet anëtarja e shoqërisë civile, Kryemadhit: Shko fry trurin, para se të frysh surratin

Në kuadër të zgjedhjes së prokurorit të ri të përkohshëm, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pasi ka akuzuar SHBA dhe BE,  para dy ditësh ka  sulmuar edhe Shoqërinë civile, duke u shprehur se edhe ata janë blerë me paratë e drogës. Por, pas akuzave të Kryemadhit ndaj shoqërisë civile, ka hedhur edhe reagimi i ashpër i Brizida Gjikondit, një prej juristeve dhe aktivisteve më të zëshme të shoqërisë civile. Gjikondi e ka ironizuar  Kryemadhin pas deklaratës së saj. “Ç’pate moj shoqe që u bëre bionde” shkruan gjikondi në rrjetin e saj social facebook, duke i kujtuar Kryemadhit edhe operacionet plastike ku në vend që të fryjë surratin, duhet të fryjë trurin.

Statusi i plotë i Gjikondit:

“Mona Kryetarja sulmon shoqerine civile dhe thote qe shoqeria civile u ble me leket e droges….nuk po kuptoj per cilen shoqeri civile e ka….. dhe e dyta.. cpate moj shoqe qe u bere bjonde… dhe e treta.. ndonje gjelpere beje ne mendje… jo kuturu… duhet fryre truri pastaj surrati… meqe librat te bejne reaksion..

Ciao… nga nje aktiviste civile qe tani e mori vesh qe qenka blere.. sa frëngu pulën…
Ah se desh harrova.. kam ca mike miq ketu per vec se spiuna vullnetare e kane dhe idhull e i bejne furce.. o copa yllit, o bukurane… .. kur tja coni kete timen.. thoini qe ballukja do i shkonte me shume majtas..”-përfundon Gjikondi.

Please follow and like us: