Albspirit

Media/News/Publishing

Shkëlzen Berisha: E vërteta e takimit tim me Tahirin

Shkëlzen Berisha ka vendosur të përgjigjet lidhur me aludimet mediatike për një takim të tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një statusi në Facebook, Shkëlzen Berisha i cilëson këto aludime, shpifje lehtësisht të verifikueshme. Duke mohuar që të ketë patur komunikim, Berisha nuk i ndal sërish akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm por edhe të afërmve të tij.

“Duket se ‘burimet’ e Habilajve kanë pikuar disa portale që aludojnë për takime mes meje dhe kushëririt të tyre ish-ministër që dyshohet dhe hetohet për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia shqiptare dhe italiane. Ndonëse e panevojshme, në respekt të opinionit sqaroj se, këto lajme të rreme janë kryekëput shpifje lehtësisht të verifkueshme si të tilla. Arsyet e tyre duhen gjetur te paniku që ka mbërthyer kushëririn e trafikantëve nga zbardhja e përditshme e bisedave ku njerëzit e tij të afërt flasin për miliona euro dhe diamante që përfundojnë në xhepat e tij nga trafiku i drogës”, shkruan Shkëlzen Berisha në postimin e tij.

Please follow and like us: