Si i tregova babait në Tepelenë se jam homoseksual…
Ai ka lindur në Tepelenë dhe tregon se është përballur mes vështirësive dhe pranimit të familjes. – “Unë drejtoj një qendër punësimi, por mbi te gjitha unë jam gay”, thote Elton Iliriani, shef ekzekutiv i kompanisë “HeadHunter Group” dhe qe pranoi publikisht orientimin e tij seksual dhe vështirësitë që ndesh ky komunitet në vend. – “Në vitin 1991 unë i them babait në një bisedë shumë personale që jam gay dhe të them të drejtën mund të kem qenë i llastuar sepse nuk u përballa me largimin, por u përballa me realitetin duke mu thënë që është rruga më e vështira, por jo më e keqe. Dhe që këtu fillon sfida. Imagjinoni të jetosh në Tepelenë në vitin 1991 dhe unë që tundesha pak, isha pak feminy ku më zinin me gurë, më shanin me ofendonin”, tha Iliriani. Ai kërkoi në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit ndaj homofobisë që të pranonin realitetin, për ata qe nuk flasin hapur mbi këto sjellje seksuale. Kjo deklarate e tij u bë në aktivitetin për Indeksin e punësimit ku jepen çmime për biznesin që ka politikë antidiskriminimi.