Braho u dërgoi gabimisht mesazhin privat mediave, ironizohet keq nga anëtarja e LSI
Pas publikimit në media të një mesazhi privat të cilin në mënyrë të pa vetëdijshme këshilltari i kryeministrit Rama për parlamentin ia ka nisur disa mediave në vend që tia dërgonte vetëm Taulant Ballës, Spartak Braho është ironizuar nga anëtarja e kryesisë së LSI-së. Elona Guri ka publikuar një foto në rrjetin social facebook ku shkruan në mbishkrim: Pleqëri të mbarë, e di vetë ai për kë e kam.
Braho u largua nga Lëvizja Socialiste për integrim para zgjedhjeve të këtij viti, ku pas ardhjes në pushtet sërish, Edi Rama e emëroi këshilltar për marrëdhëniet me Parlamentin.
Please follow and like us: