Albspirit

Media/News/Publishing

Dhunohet seksualisht dhe vritet në Liban diplomatja

Diplomatja është gjetur e vdekur në Liban. Sipas BBC dyshohet se diplomatja Rebecca Dykes është vrarë. Dykes kishte punuar në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Beirut. Sipas të njëjtave burime mësohet se trupi i pajetë i Dykes është gjetur anash një autostrade. Mësohet se në fillim e kanë dhunuar seksualisht dhe më pas e kanë mbytur. “Jemi të shkatërruar me humbjen e Rebeça-s. Po bëjmë gjithçka që të mësojmë se çfarë ka ndodhur. Kërkojmë nga mediat që ta respektojnë privatësinë tone”- ka rrëfyer familja e saj për BBC.

Please follow and like us: