Gjendet i vrarë me armën e të atit djali i ish-kryeministrit
Është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij në Stamboll mëngjesin e së shtunës djali i tri herë ish-kryeministrit të Turqisë, Mesut Yilmaz.
Policia e ka klasifikuar vdekjen si të dyshimtë, teksa hetimet e para tregojnë për vetëvrasje. Biznesmeni 38-vjeçar Yavuz Yilmaz, sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, raportohet t’i ketë dhënë fund jetës me armën e të atit, “Smith Wesson”. Sipas burimeve nga policia, janë marrë dëshmitë e 4 personave, shoferit, trupërojës dhe dy punonjëseve të Yilmaz.
Please follow and like us: