Albspirit

Media/News/Publishing

Inauguronte rrugën e re, ministri rrëzohet bashkë me ekskavatorin

Siç ndodh zakonisht kur fillojnë ose përfundojnë punimet në ndonjë vepër publike, politikanët janë të parët që zakonisht, për ekzibicionizëm ose në rastin më të zakonshëm për të fituar popullaritet apo elektorat, parapëlqejnë të presin shiritin e inaugurimit.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në shtetin e Bavarisë, por vetëm fillimi i historisë ka qenë i zakontë, vazhdimi i saj ishte krejt i papritur. Joachim Herrmann, ministri i Brendshëm i shtetit të Bavarisë, ka qenë duke inauguruar fillimin e punimeve për ndërtimin e një autostrade në Kempten të Gjermanisë dhe siç ndodh rëndom në kësi rastesh, ka dashur ta vendosë vetë “tullën” e parë.

I HIPUR NË MAJË TË NJË EKSKAVATORI, TË CILIN PRESUPOZOHEJ TA DREJTONTE VETË NË MËNYRË SIMBOLIKE, DUKE NËNKUPTUAR FILLIMIN E PUNIMEVE, AI KA FILLUAR DEMONSTRIMET E RASTIT. POR DUKET SE DIÇKA NUK KA SHKUAR SIÇ DUHET DHE MJETI GJIGAND ËSHTË PËRMBYSUR BASHKË ME POLITIKANIN, TË CILIN E KA ZËNË POSHTË.

Please follow and like us: