Albspirit

Media/News/Publishing

Luftëtari mund Partizanin, Starova jep dorëheqjen

Luftëtari është rikthyer të jetë sërish surpriza e Superiores, të paktën për një 90-minutësh, teksa ka mposhtur Partizanin me rezultatin e thellë 5-0.

Gjirokastritët kanë dominuar totalisht takimin, ndërsa këtë herë kanë treguar edhe qetësi në finalizim, duke e detyruar portierin Hoxha ta nxjerrë 5 herë topin nga rrjeta.

Bregu, Abazaj dhe Rroca shënojnë 3 herë në pjesën e parë, duke hipotekuar fitoren, ndërsa në pjesën e dytë ka kohë edhe për një dopietë të Eri Lamçes. Kur u duk se Partizani po rikthehej, me 10 pikë në 4 takimet e fundit dhe me planifikimin e disa afrimeve në merkaton e janarit, skuadra e Starovës ‘prek sërish fundin’, duke dështuar totalisht në Gjirokastër.

Ndërkohë, kjo humbje e thellë nuk është kapërdirë aspak nga trajneri i të kuqve, Sulejman Starova, i cili menjëherë pas përfundimit të takimit, ka paraqitur dorëheqjen.Starova e drejton Partizanin prej 5 javësh, pasi mori vendin e Marc Iulianos, të shkarkuar pas javës së 10 të Superiores.

Laçi bën 3 fitore radhazi, teksa ia ka dalë të marrë 3 pikët edhe në Vlorë, në një takim të luajtur në 2 ditë. Pjesa e parë e sfidës, e luajtur dje në Vlorë, përfundoi me rezultatin 0-1 për Laçin, ndërsa u ndërpre më pas për shkak të reshjeve të shumta, për të vijuar sot.

Në 45-minutëshin e dytë, skuadra e Mezanit arriti të administrojë mirë avantazhin e djeshëm, ndërsa Flamurtari u ndal në shtyllë, dhe nuk arriti të gjejë rrjetën e Selmanit.

Kështu Mezani rikthehet në Vlorë dhe bën që drejtuesit e Flamurtarit të pendohen që nuk i besuan, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e tretë të renditjes, me 24 pikë.

Please follow and like us: