Opozita ‘rrethon’ parlamentin, policia publikon masat për protestën
Pas thirrjes se opozites shqiptare per te protestura perreth salles se sancave plenare te kuvendit te Shqipërise edhe policia e shtetit ka bere publik masat per te mbatur nen kontroll situaten e kesaj proteste te opoztes. Ne njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë thuhet:
Në kuadër të zhvillimit të protestës të subjektit të Partisë Demokratike, më datë 18 Dhjetor 2017, ora 09.00 -13.00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se:
Duke filluar që më datë 17.12.2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e nesërme nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme: • Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha” Spostimi te rruga “Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të do filloj nga ora 22:00 e datës 17.12.2017.
Nesër nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative.
Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore. Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen :
• Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit”
• Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”.
• Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit.
• Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroi”.
I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.
Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendren e qytetit dhe rrugen e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestes.