Albspirit

Media/News/Publishing

Pronarët e lokaleve shpallin “Non grata” kreun e qeverisë

 

Pronarët e çdo pub-i në zonën zgjedhore të May, në Maidenhead, thonë se po mendojnë që ta ndalojnë atë të hyjë në lokalet e tyre. Sipas tyre, qeveria ka reduktuar fondet për policinë duke bërë që njerëzit të ndjehen më pak të sigurt.

Pronarët e lokaleve thonë se ka shumë më pak policë në qarkullim gjatë fundjavave dhe atyre, u duhet ndonjëherë një orë për të reaguar në rast se raportohen telashe në ndonjë pub, duke rrezikuar stafin dhe klientët.

Nëse do të bihet dakord për ndalimin e hyrjes së kryeministres në pub-e, atëherë, Theresa May, njësoj si huliganët lokalë, do të duhet të gjejnë një vend tjetër për të kthyer një gotë.

Kryeministrja, e cila që prej 1997 ka qenë deputete e zonës zgjedhore të Berkshajërit, ka pësuar një goditje tjetër të rëndë në zgjedhjet e qershorit, kur ajo u detyrua të renditej në listë pas kandidatit të pavarur, lordit Bakethead.

Please follow and like us: