Shqipe Dreshaj, shqiptarja që pozon nudo
Është vetëm 22 vjeç, por mjaft ambicioze dhe e guximshme. Shqipe Dreshaj e ka të qartë rrugën që dëshiron të ndjekë… E zhveshur nga komplekset dhe paragjykimet, modelja shqiptare nuk ka nguruar që të vijë nudo në një set të ri fotografik.
“Arti nuk njeh limite, gjërat e bukura janë për tu parë… Jam plotësisht e pjekur dhe e vetëdijshme për ato që bëj”, ka thënë vajza nga Kosova në njw intervistë për “Bluetooth”. Kohëve të fundit modelja ka qenë subjekt i thashethemeve për romancat e saj me disa nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare, por siç thotë ajo, asgjë nuk është e vërtetë. “Nuk njoh personalisht asnjë futbollist shqiptar, as nuk kam frekuentuar ambientet e futbollit. Meqë nuk jam tifoze, nuk kam pasur ndonjëherë interes”, është shprehur ajo