Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e Horoskopit, 18 dhjetor 2017

 

Dashi

Gjatë kësaj dite qielli do të jetë i pastër. Pritet të jetë dita e duhur për t’u emocionuar dhe për të jetuar një pasion të madh. Janë të gjitha shanset që të përballeni vetëm me zhvillime pozitive.

Demi

Gjatë kësaj dite do të jeni të përhumbur në mendime. Por mund të gjeni edhe zgjidhjet e duhura. Ata që do të lëvizin shumë, duhet të mendohen mirë dhe ti përqendrojnë energjitë e tyre, në projekte të tjera.

Binjakët

Ka shumë mundësi që të ndiheni disi më të lodhur dhe stresuar. Ndërkohë me kalimin e ditëve do të rikuperoheni ndjeshëm. Gjatë orëve të kësaj dite do të keni shumë gjëra për të bërë.

Gaforrja

Dita do të nisë me Hënën në favorin tuaj, gjë që ju ndihmon në udhëtime dhe në lëvizje. Por do të ketë një tension të fortë, ndaj duhet thënë se pavarësisht se keni ide të mëdha, qëndroni në një nivel më të qetë.

Luani

Në këto momente keni kapacitetin e duhur për të bërë të mirin/ën dhe të keqin/en në të njëjtën kohë! Është një moment i madh avantazhi, i cili premton rezultate në sajë të ideve fituese.

Virgjëresha

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj sinjifikon një moment refleksioni. Nuk përjashtohet që të ketë situata që nuk shkojnë shumë mirë, sidomos në punë, por do të keni mundësi që të mbyllni dyert e vjetra dhe të hapni diçka të re.

Peshorja

Stereotipi i kësaj shenje është i lidhur me pastërtinë, me rregullin dhe moralin, por jo gjithçka është kështu. Nga pikëpamja mendore, keni nevojë për të bërë një programim të mirë. Vetëm pas kësaj do të ndiheni të qetë.

Akrepi

Është një ditë jo shumë pozitive. Ditët e kaluara nuk kanë qenë shumë mirë nga pikëpamja emocionale dhe kjo situatë do kohë të ndryshojë. Megjithatë kjo e hënë nuk do të jetë e gjitha e zezë.

Shigjetari

Hëna gjatë këtyre ditëve ka shumë ndikim në shenjën tuaj. Problemi është se gjatë kësaj dite të shtyrë nga energjia dhe grinta, mund të nxitoheni dhe të bëni gabime të pafalshme.

Bricjapi

Orët e kësaj dite do të jenë shumë interesante. Pritet të ketë rezultate të mira dhe përmirësime të mëtejshme. Duhet thënë… periudha që keni lënë pas ka qenë vërtetë e vështirë.

Ujori

Yjet e kësaj dite do të jenë disi të veçanta dhe jo shumë të qetë. Deri në fund të ditës do të ndiheni të lodhur dhe të tensionuar. Në rast se ju bën të ndiheni mirë, shfryjani nervin atij me të cilin e keni.

Peshqit

Nuk mund të thuhet se kjo është një ditë e jashtëzakonshme, por nuk mund të thuhet as që është e rëndë. Shumë prej jush do të gjenden në një situatë të dukshme sikleti, por në të njëjtën kohë duhet të sforcohen për të çuar përpara situata të rëndësishme.

Please follow and like us: