Vdes në rrethana misterioze vajza e deputetit
Vajza e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe, Lindsay Hoyle është gjetur e pajetë në rrethana misterioze në shtëpinë e tyre. 28-vjeçarja, Natalie u gjet pa shenja jete në dhomën e saj. Një zëdhënës i policisë tha se fillimisht do të kryhet autopsia që pritet të nxjerrë shkaqet e vdekjes.
Gjithsesi, ende policia nuk e konsideron një vdekje të dyshimtë. Prindërit e saj kanë raportuar se po atë ditë vajzës i ka humbur telefoni. Ata luten që kush e gjen atë ta dorëzojë në mënyrë që të zbardhen komunikimet e fundit. Kanë qenë të shumta komentet rreth kësaj ngjarjeje në Britani.
Please follow and like us: