45-vjetori i lindjes së Olldashit, nëna e tij Kozeta Mamaqi shkruan dedikim prekës
Ditën e djeshme ish-ministri demokrat Sokol Olldashi, nëse do të ishte në jetë do të kishte mbushur 45 vjeç.
Me rastin e ditës së tij të lindjes, nëna e tij Kozeta ka bërë një dedikim shumë prekës në rrjetin social Facebook.
Postimi i Kozeta Mamaqit
E si mund të bëhet ditëlindja jote pa ty bir? 45 do të mbushje sot… Të përgatita edhe ëmbëlsirën tënde të preferuar.
Gostita me të ata që erdhën, ata që vijnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon shumë. Sa shumë të prita bir.
Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë.
Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë e të kujdesem për ty, sikurse më parë… Mall… dhimbje…dhe përsëri mall pafund.
Please follow and like us: