Alban Daci: Demokracia, deputetët dhe Kushtetuta
Demokracia nuk eshte mekanizmi qe njihet dhe krijohet vetem per te krijuar pushtet dhe institucione, por edhe per t’i rregulluar dhe ekuilibruar ato.
Baza e demokracise fillon qe tek zgjedhjet parlamentare (kjo ne rastin e republikave parlamentare).
Nese zgjedhjet manipulohen dhe dhunohen, rezultati i perberjes se parlamentit eshte per pasoje antidemokratik dhe respektimi i rregullave te brendshme demokratike nuk eshte i nevojshem dhe te dobishem.
Ne, aktualisht kemi nje kod zgjedhor antidemokratik dhe antikushtetues dhe zgjedhja e deputeteve nuk behet permes nje gare te vleresuar me juri qytetare, por me emerime permes diktatit te kryetareve te subjekteve politike qe e kane te drejte eskluzive.
Ne keto rrethana deputetet nuk duhet te kene cilesi te cilat i sherbejne sovranit, por jane aty vetem per shkak te cilesive qe koencidojne me nevojat dhe interesat e kryetarit te partise.
Dikush eshte aty sepse eshte i forte ne lagje, dikush tjeter qe nuk din te lexoje e te shkruaje, por eshte i mire per shurdhues dhe perdor mire dajakun, dikush tjeter se ka para dhe mban partine me leke per cdo aktivitet e dikush tjeter se eshte i mire te beje pazare.
Kjo ka bere qe niveli i dijes ne Parlament te jete me i ulet qe nga Pavaresia e deri me sot.
Demokracia ekziston fale dijes, garanton dijen dhe mendin ndryshe dhe zhvillohet prej saj.
Ne keto rrethana demokracia brenda grupeve parlamentare eshte e dobet per disa arsye:
1. Niveli arsimor i deputeve eshte nen minimalen, shume nuk dine shkrim e kendim, nuk kane informacione baze juridike, s’kane lexuar kurre Kushtetuten, s’kane lexuar kurre Rregulloren e Parlamentit e per te mos thene pastaj se nje pjese e mire e tyre s’kane lexuar kurre nje liber.
2. Ata (deputetet) s’jane aty per te perfaqesuar e mbrojtur qytetaret, por jane fale diktatit te kryetarit te subjektit politik qe perfaqesojne. Ata i ka emeruar ai dhe jo vota e qytetareve. Prandaj, ai i ka vene (Kryetari) dhe po ai i largon, kur te doje po me mekanizma jo politike.
3. Situtata me kete Kod Zgjedhor, ngjane me listat e deputeve qe propozonte Partia ne kohen e Regimit dhe konfirmoheshin pa kushte nga qytetaret ne nje trysni krejt antidemokratike.
Kete analize e bera duke u nisur nga nje lajm se deputetet e grupit te PS kane firmosur ne te bardhe per Prokurorin e Pergjitshem pa e ditur se per ke.
Nje situate e ngjashme ndodhi edhe per rastin e AP, qe deputetet nuk pranonin te firmosnin per kandidaturat qe kishin kaluar testin e Komisioneve te Ligjeve dhe kete e justifikonin me argumentin se s’kishte nje vendim politik nga Grupi.
Pra, ne Shqiperi jane vendimet politike qe ndikojne mbi normativat dhe vendimet kushtetuese.
Vrases i demokracise dhe i Kushtetutes eshte ky Kod Zgjedhor qe partive politike e sidomos dinastive politike dhe ekonomike ju pelqen dhe ju intereson.