Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohen 2 anëtare të Këshillit Bashkiak të Tiranës

Të rinjtë e forumit rinor të LSI, pas protestës përpara parlamentit kanë shkuar në aeroport për të protestuar dhe atje, për të mos lejuar Ramën që të shkoj në Bruksel.

Në një video shihet disa të rinj që protestojnë dhe dëgjohen zëra “mos më prek me dorë”, “mos më prek”.

Sipas informacioneve mësohet se policia ka nisur arrestimet për protestuesit. Po ashtu mësohet se të arrestuarat janë femra dhe anëtare në këshillin Bashkiak të Tiranës.

Të arrestuarat janë Dejana Kallogjeroviç dhe Ira Vejsiu.

Please follow and like us: