Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Jemi në fillim të rrugës pa kthim, të përmbysim diktaturën e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike tha se opozita dhe qytetarët nuk do të rrinë duarkryq përballë dhunimit të Kushtetutës nga ana e Edi Ramës.

Sipas tij, me zgjedhjen e Kryeprokurorit, Kryeministri kërkon të mbajë pushtetin dhe lidhjet e tij me krimin.

“Askush mos kujtojë se ne do rrimë duarkryq dhe do pranojmë të heshtur puçin për llogari të krimit dhe drogës, do të pranojmë Edi Ramën të sundojë këtë vend për pushtetin e tij duke shkelur mbi shqiptarët. Në më pak se dy ditë ju përgjigjët thirrjes së opozitës, dhe ju falenderoj nga zemra”, tha Berisha.

Ai shtoi se e sotmja është fillimi i një beteje të gjatë, deri në përmbysjen e “diktaturës së krimit”. “Me ne janë qindra mijëra shqiptarë që nuk mund dhe s’do të pranojnë kurrë një narko shtet e narko Kryeminstër. Fillimi i lëvizjes sonë për reformën në drejtësi, është fillimi i një rruge pa kthim për përmbysjen e diktaturë së krimit”, u tha Basha protestuesve.

Please follow and like us: