Albspirit

Media/News/Publishing

Bledi Mane:Jam vëllai i Ritës!

Oh Zoti im, o Ati im
Hapma ti derën, po vi të flas
Kam bërë mëkatin më të fundit
Po zjej nga brenda, së brendshmi po plas
-Po cili je ti, ti more bir
Cili ti je dhe pse mëkaton?
-Vëllai i Ritës unë jam o Zot
Dhe turpi gjith’ trupin po ma kafshon
Aha, qenke ti me motrën aktore
E njoh por s’qesh dot me Rita Latin
Ajo që humor bën me Beharin
Dhe me jastëkun dhe me krevatin
O Zoti im, kam motër tjetër
Rita e quajn’ por është shkrimtare
Nuk ke lexuar ti motrën time‎?
Me mendje shqyer porsi kamare
Aha, më fal, falmë mëkatar
Ti qenke vëllai i Rita “Vrimës”
Ti që iu sule motrës së gjorë
Si Kostandini Doruntinës?
Jooo, jo o Zot krejt tjetër qëndron
Krejt tjetër qëndron gjith’ historia
Të paskan gënjyer lajmësit e tu
Të paska gënjyer edhe njerzia
Javën që shkoi ujin po prisja
Të laja vetveten nga helmi i ditës
Kur nëpër muzgun e vagullt të dimrit
Ndala një çast, pashë hijen e Ritës
Drejt meje po vinte e zhveshur cullak
Më prekte, siç prek shoferi makinën
Pastaj e pangopur duart m’lëpinte
Bërtiste : -Ma prek, ma prek pak vaginën
U ngjetha o Zot, si borë janari
Si lulet e marsit i gjithi u tkurra
Venat, damarët një çast mu bllokuan
Çdo ind mu bllokua, mu bllokua dhe shurra
Por shpejt mblodha mendjen, veten çlirova
Si vëllai motrës i klitha Ritës
Ajo nuk ndaltte, nuk shqitej prej meje
Si brenga gëzimit, si errësira dritës
E shtyva në tokë dhe ra si ortek
Në duar o Zot, situatën mora
As nuk u tuta e as nuk u skuqa
Nga brekët e mia penisin e nxorra
Plot mllef e plot brengë iu hodha përsipër
E të betohem për qiell e për tokë
Me duart që më dridheshin mbaja penisin
Dhe me penisin tim e qëlloja në kokë
Oh mëkatare, perverse e mendimit
E shaja, mallkoja e gjuaja me penis
Oh mëkatare, ma shthurre motërzimin
Vëllai me motrën kurrë nuk bëhen pis
Fytyra iu nxi, balli plot gunga
Rënkonte : Mjaft më se kam një takim!
O Zot e ka ftuar Mirela Kumbaro
Sërish do i japë një tjetër çmim!
Ndaj erdha o Zot te ty të zbërthehem
Të zbrazem, të klith, të qaj, të rrëfehem!
Please follow and like us: