Albspirit

Media/News/Publishing

“Dua një burrë që të më kënaqë në shtrat”, lufta në Siri lë beqare 70 % të grave

“Që kur Cain vrau Abelin, ka nisur një luftë ku djemtë e rinj vrasin njëri-tjetrin”, i tregon korrespondentes së “DailyMail” përkthyesja gjatë një reportazhi në Siri.

“Të gjitha ne jemi prekur nga kjo luftë, por qëllimi kryesor i saj është të zhduken djemtë e rinj”.

Mungesa e meshkujve të rinj pas shpërthimit të luftës vihet re nga çdo vizitor në qytetet më të mëdha të Sirisë.

Në bare, tregje apo rrugë mezi të kap syri ndonjë djalë, qoftë edhe nga ata me gjendjen më të skajshme ekonomike.

“Pyesni berberët, – thotë Shukran, “dhe ata do t’iu thonë juve se kanë humbur ¾-at e biznesit të tyre”.

Por në të njëjtën kohë, kaosi i luftës i ka dhënë lirinë disa grave që të ndjekin prirjet e tyre të ndryshme seksuale në një vend, i cili të paktën, teknikisht i ndalon marrëdhëniet homoseksuale.

Ndërsa shumica e burrave kanë mbetur të vrarë nga lufta, një pjesë e mirë e të rinjve janë vrarë me njëri-tjetrin, pastaj është edhe pjesa e atyre që kanë emigruar drejt Europës, disa për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të tjerë për të mos u rekrutuar me rebelët dhe mijëra janë burgosur nga qeveria.

Rezultati është një gropë demografike e përhershme në popullsinë siriane. Janë pikërisht vajzat, të cilat nuk mund të realizojnë dot ëndrrën e tyre: të martohen dhe krijojnë familje, të cilat po e vuajnë më tepër këtë situatë.

Shukran, është njëra prej tyre. 32-vjeçarja quhet shumë e vonuar në moshë për të qenë beqare, por shumica e shokëve të saj ose janë vrarë, ose janë arratisur, ose ndodhen në burg.

Një sondazh i fundit tregon se 70% e grave në Siri janë të pamartuara, pa përfshirë këtu gratë e veja që kanë humbur bashkëshortët e tyre nga lufta.

“Është e pamundur të gjesh të duhurin, siç i thoni ju perëndimorët. Dhe është shumë e vështirë të gjesh qoftë një të dashur, jo më të kërkosh dikë që të kënaqë në shtrat”, thotë Shukran.

Please follow and like us: