Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Felaj: Kërpaçin nuk e njeh njeri për deputete, ndaj e rrahën

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, deputetja e PS, Ermonela Felaj ka qenë e ftuar në Fax News pas protestës së opozitës sot kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit. Ajo ka habitur kur është pyetur për dhunimin e koleges së saj nga radhët e LSI, Floida Kërpaçi. Mes të tjerave, Felaj thotë se mbase policët nuk e njohin Floida Kërpaçin për deputete të Parlamentit, madje shkon deri aty sa thotë nuk di si u përmbajtëm, se mund ti kishim rrahur edhe brenda në sallë.

“Nuk e di nëse e njohin si deputete që ju përmendni në rradhë të parë. Është një teatër i shpifur dhe i shëmtuar, pasi ata ishin teatri i vërtetë. Ata që janë dhunuesit e vërtetë bëjnë edhe si viktima. Ne kemi qenë shumë të qetë, dhe nuk e di si nuk reaguam kur deputetja në fjalë dhe deputetet e tjerë të LSI na rrëmbyem kartat e votimit nga tavolina”, u shpreh Felaj, citon Fax News.

Please follow and like us: