Fisha, Mjeda dhe Naim Frashëri për gjuhën shqipe
Kjoft mallku ai bir shqyptari
qi ket gjuhë t’perëndisë
trashëgim q’ia la i pari
trashëgim s’ia len ai f’misë
At Gjergj Fishta
Përmbi za që l’shon bylbyli
gjuha shqype m’shungullon
përmbi erë që jep zymbyli
pa da zemrën ma ngushllon
* * *
Nji k’to gjuhë që jam tuj ndie
janë të bukura, me themel
por për mue, si diell pa hije
shqipja t’anave ua del…
Ndre Mjeda
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
Naim Frashëri
Porsi kanga e zogut t’verës,
q’i vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
q’i lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjama e rrfes zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
njashtu a’ gjuha jonë shqyptare.
Gjergj Fishta
Please follow and like us: