“Ju flet Moska”: Fatmir Xhafajt i kanë “vjedhur” Emergjencat Civile, pse hesht?
Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj denoncoi atë që ai e quajti “luftë” ndërinsituticionale për marrjen në kontroll të Drejtorisë së Emergjencave Civile. Sipas Myftaraj, kalimi i kësaj Drejtorie nga Ministria e Brendshme tek Ministria e Mbrojtjes është një rast i paprecentë dhe i pambështetur në asnjë urdhër apo VKM. “Fatmir Xhafës, që është edhe jurist, i kanë vjedhur një Drejtori të Përgjithshme, se pse hesht nuk e kuptoj”. Për Myftarajn, e gjithë kjo betejë bëhet për të vjedhur ndihmat e huaja që vinë për të përmbyturit.
Kastriot Myftaraj: Kohët e fundit me rastin e përmbytjeve dhe dëmeve të shkaktuara prej tyre ju të gjithë keni dëgjuar të flitet shumë për Emergjencat Civile, është një togfjalësh që është i panjohur për kuptimin e vetë për 96% të shqiptarëve.
Me fjalë të varfra, Emergjenca Civile do të thotë ngjarje të rënda të shkaktuara nga natyra, fatkeqësi natyrore të cilat sjellin dëme për qytetarët, mjedisin, shtëpitë, bizneset, njerëzit. Për këtë ekzistojnë struktura shtetërore për përballimin e tyre, për të ndihmuar të dëmtuarit. Ka edhe ndihma të huaja të shumta.
Në kohën e përmbytjeve të mëdha të cilat shkaktuan dëme të mëdha, përmbytjeve të fundit ka ndodhur një luftë ndërinstitucionale, një luftë mes dy Ministrive, për të shtënë në dorë kontrollin e zyrave shtetërore të Emergjencave Civile. Një biznes fitimprurës informal.Para disa ditësh patë Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka që në prani të disa Ambasadorëve të huaj, ku mungonte ambasadori i SHBA, të falenderonte diplomatët e huaj për ndihmat që dhanë për rastin e përmbytjeve.
Shqipëria ëdhtë më mirë e përgatitur se më parë, thotë zonja Vlahutin. Çuditërisht Ambasadori i SHBA nuk është në këtë ceremoni për të dhënë këtë vlerësim. Dihet që SHBA janë një vend me potencial të madh asistence në botë për rastet e Emergjencave Civile, përdorin edhe bazat e NATO-s ku janë të dislokuara trupat amerikane që kanë pajisje të mëdha dhe aftësi për Emergjencat Civile. Baza të mëdha kanë në Itali, Kosovë, janë shumë afër nesh për të ndihmuar. Por Ambasadorin amerikan nuk e pamë, mungesa e tij më bëri përshtypje. Se zonja Vlahutin tashmë mund të quhet një Ministre pa portofol e qeverisë.
Por është e çuditshme të thuhet janë bërë përmirësime për Emergjencat Civile kur ka nisur një luftë banditeske për ta shtënë në dorë këtë biznes. Me vendimin numër 965 datë 2 dhjetor 2015 të Këshillit të Ministrave, për bashkëpuninim ndërinstitucional të strukturave të drejtimit, rastet e emergjencave civile dhe krizat, pika 8 thotë: Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme është autoriteti kryesor për planifikimin, menaxhimin dhe përballimin e emrrgjencave civile.
Madje lidhja 1 saktëson: Strukturat operacionale kryesore të autoriteteve dhe institucioneve shtetërore përgjegjëse për përballimin e Emergjencave Civile: Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjthshme e Emergjencave Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, Drejetoria e Policisë për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Pra kuptohet, në Shqipëri ashtu si në shumicën e vendeve drejtoria e Emergjencave Civile gjendet në Ministrinë e Punëve të Brendshme se aty janë edhe këto strukturat e tjera që kanë lidhje me Emergjencat Civile, për kordinimin e punës.
Me urdhër 162, datë 5 tetor 2017 për miratimin e strukturës dhe organikës së Ministrisë së Punëve të Brendshme kryeministri Rama urdhëron: Struktura e Ministrisë së Brendshme të jetë sipas skemës së njëjtë që i bashkëlidhet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij.
Në atë skemë edhe Drejtorinë e Emergjencave Civile, pika 7. Pra jo më vonë se në 5 tetor, kryeministri Rama ka thënë se Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile është në Ministrinë e Brendshme, asgjë nuk ka ndryshuar. As VKM, as urdhri. Megjithatë Drejtoria e Emergjencave Civile i është atashuar Ministrisë së Mbrojtjes, me çfarë? Me fjalë, nuk e dimë.. Veprojnë me një kod pirat.
Vepron kodi i mafias, ligji nuk ka rëndësi. Kjo luftë bëhet sepse në Emergjencat Civile vinë ndihma të huaja në rastin e fatkeqësive, në rezervat e shtetit ka dhe fondet e saj dhe kush duhet ti marrë këto? Fatmir Xhafës, që është edhe jurist, i kanë vjedhur një Drejtori të Përgjithshme, se pse hesht nuk e kuptoj.
Se pse ju dha Olta Xhaçkës si shpërblim Drejtoria e Emergjencave Civile kur tërë strukturat e nevojshme i ka Ministria e Brendshme? Ushtria në të gjithë botën në rast të emergjencave civile bën transportin, por nuk merr Ministria e Mbrojtjes Drejtorinë e Emergjencave Civile. Ushtria asiston.
Me këtë VKM 965 kanë krijuar dhe Zyrën Operacionale të Situatave pranë Kryeministrit, të cilin e ka marrë në dorë këshilltari i sigurisë kombëtare pranë kryeministrit, Sandër Lleshi.Ky është kthyer në një drejtor i Emergjencave Civile, duke dubluar institucionin.
E gjithë kjo lojë bëhet për të vjedhur ndihmat e huaja që vinë për të përmbyturit, dhe turpi i madh është siç e patë në BOOM. Pasi bëhen këto skema të vjedhjes u kërkohen fëmijëve në shkolla lekë dhe ushqime për të përmbyturit.
/Ora News.tv/