Albspirit

Media/News/Publishing

Pangalos rihap debatin për suliotët

Me postimet në profilin e tij në Twitter, ish-ministri grek, Teodoros Pangalos ka rihapur debatin për suliotët, teksa i është referuar aktit heroik që sipas tij  gratë suliote bënë 215 viteve më parë.

“Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën λουλούδι (lule). Ajo ka zëvendësuar plotësisht versionin e vjetër të fjalës  greke anthos (άνθος). Por sa e dinë që fjala “λουλούδι” (lule) vjen nga gjuha shqipe?

Si sot, 215 vjet më parë, në malet në veri të Prevezës, gratë suliote hodhën foshnjat e tyre nga shkëmbinnjtë dhe më pas u hodhën dhe vetë. Për to vdekja ishte më e preferueshme se poshtërimi. Si mund te thoshin grate suliote lule në rërë, ndërsa ishin tërësisht shqiptare”?

Pangalos shtoi në një postim tjetër: “Le ta kuptojnë fashisto-koumunistët gri dhe rozë se grek është kushdo që ndihet kështu dhe jo ai që ka lindur në këtë vend”.

http://www.kathimerini.gr/939714/article/epikairothta/politikh/pagkalos-…

Please follow and like us: