Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Ja pse votimi në kuvend i kryeprokurores është i pavlefshëm?

Partia Demokratike ka denoncuar me fakte se procesi i votimit për Kryeprokuren është i pavlefshëm. Kështu Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla është kapur mat duke vjedhur kartat nga tavolinat e opozitës ndërkohë që deputetët e saj ishin grumbulluar pranë podiumit. Sipas PD-së, Taulant Balla ka vjedhur 8 karta.

“Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme mori 69 vota, por vetëm nga faktet e zbuluara deri më tani, atë e kanë votuar vetëm 61 deputetë të PS-së. Pavarësisht nga kjo, akti i rëndë i deputetit Balla e bën procesin e votimit të Arta Markut në këtë pozicion të rëndësishëm, krejtësisht të pavlefshëm.

Kjo pasi kartat elektronike janë si kartat ‘ID’ dhe pas votimit rezulton emri i deputetëve të opozitës, të cilët në ato momente gjendeshin pranë foltores. Njëkohësisht akti i vjedhjes së kartave elektronike nga ana e Taulant Ballës përbën, edhe një vepër penale”, thuhet në deklaraten e shperndare ne media.

Sakaq, deputetët Genc Pollo dhe Jorida Tabaku kanë denoncuar ngatërresen me emrat që ka bërë administrata e Kuvendit. Në listën e votimit, administrata e Kuvendit ka ngatërruar emrat dhe pozicionet e deputetëve.
Kështu sipas këtij dokumenti, Endrit Brahimllari është deputet i PS. Po kështu me PS është edhe Genc Pollo, të cilit i është ngatërruar emri me Xhemal Qefalinë.
Gafat janë të shumta dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bëhet deputet i PDIU dhe Reme Lala kalon me PS.

Please follow and like us: