Albspirit

Media/News/Publishing

PD-LSI, protesta popullore në fillim të janarit 2018

Pas mbledhjes së PD-së me aleatët sot pas protestës, kryedemokrati Lulzim Basha tha se vendimi i unanim i opozitës është që në fillim të janarit të 2018-së të organizohen protesta gjithë popullore kundër një parlamenti të pa legjitimuar.

“Vendimi unamim i opozitës është nisja e një vale protestash popullore, nisja për pergatitjen e një protestë të madhe popullore në javën e pare të janarit dhe një valë protestash, nderkohe qe me parlamentin ilegjitim do të marrim të gjitha vendimet në interes të shqiptarëve

Kushtetuta zgjedhjen e kryeprokurorit  e kërkon me 3 të 5-të e votave. Rama nuk mund të fshihet. Vendimi unanim i opozitës është protesta gjithë popullore për të ndalur këtë parlament të palegjitimuar.

Opozita tregoi se nuk do te lejoje parlamentarizem fasade. Vendim unanim eshte nisja e nje vale protestash popullor per te ndalur cmendurine e narkomryeministrit qe eshte edhe kryeprokuror” – tha Basha.

Please follow and like us: