Albspirit

Media/News/Publishing

Rinush Idrizi shkruan biografinë e Migjenit dhe Mjedës

“Migjeni” dhe “Ndre Mjedja”, janë dy libra të rëndësishëm nga studiuesi i njohur Rinush Idrizi (1938-2008) të hedhura në treg nga shtëpia botuese “Onufri”. Duke e parë Migjenin si përfaqësuesin më të çmuar të dinjitetit shqiptar, ai sjell një biografi ndryshe të tij. Ka shumë arsye që një biograf i kthehet e i rikthehet jetës sё një figure tё madhe, edhe pasi e ka botuar veprën biografike.

Vështrimi nё tё shkuarën, me dëshirën pёr t’iu afruar sё vërtetës, duke shpresuar qё tё kthjellojmë e ndreqim sa mё shumë nga keqkuptimet e keqinterpretimet e informacionit dhe studimeve gjatë disa dekadave dramatike tё heshtjes apo tjetërsimit politik e ideologjik tё imponuar nё botimet tona, ёshtё një detyrim ndaj kulturës sё keqtrajtuar shqiptare nga pikëpamja historike, filozofike, etiko-morale dhe artistike.

“Shumë materiale dhe dokumente, qё i kisha mbledhur pёr shumë vite me durim, ende rrinin tё heshtura nё skedat e mia, pasi nuk m’u lejua t’i fusja nё botimin e parё. Përpos këtij detyrimi, njё shqetësim i brendshëm mё shtynte ta ripunoja biografinë e Migjenit.

Marrëdhënia ime shpirtërore dhe intelektuale me kёtё poet tё shquar kishte mbetur pezull… Kisha ende shumë pёr tё thёnё pёr jetën e tij 27-vjeçare, por kisha edhe mё shumë pёr tё thёnё pёr Migjenin si përfaqësuesin mё tё shquar tё ndërgjegjes sё re qytetare shqiptare, pёr frymën dhe vizionin e tij krejt tё ri nё letërsinë dhe kulturën tonë, pёr kuptimin e mesazhit tё tij sot, 70 vjet pas ikjes sё tij.

Pёr tё gjitha kёto arsye i hyra punës nga e para dhe i bëra njё ripunim shumë tё thellë botimit tё mëparshëm, duke e pasuruar atё me fakte, komente e interpretime tё reja dhe duke përpunuar mё thellë anën kompozicionale tё biografisë”, shkruan Idrizi. Ndërsa Ndre Mjedën e ka adhuruar që në moshë të re.

“E kam adhuruar aq shumë gjuhën e tij poetike sa edhe poezitë e mia të rinisë së parë i shkruaja gegërisht. Ndjeva një mirënjohje të madhe për profesorin tim të nderuar, Mark Gurakuqi, kur në përfundim të studimeve të mia universitare më lejoi ta mbroja diplomën me studimin mbi krijimtarinë e këtij poeti dhe më ndihmoi si udhëheqësi im. Pas shumë vjetësh e ndieja se duhej t’i rikthehesha Mjedjes, sepse nuk e kisha mbaruar punën siç e meritonte poeti.

Kisha ende shumë për të thënë, ose për t’i thënë ndryshe, më mirë, sepse poetë si Mjedja nuk kanë nevojë për ne. Ne kemi nevojë për ata”, shkruan ai. Kjo biografi, krejtësisht e ripunuar, është një rikthim te ky poet dhe njeri i madh, i cili është një urë e fuqishme lidhëse e kulturës së autorëve të vjetër me letërsinë e re shqiptare… është një rikthim i çliruar nga gjithë pengesat objektive dhe subjektive për një personalitet të shquar të letërsisë dhe kulturës shqiptare, që mbeti me shpirt të lirë deri në fund të jetës së tij.

Please follow and like us: