SHBA: Dënojmë dhunën, Llalla nuk i hetonte politikanët
Ambasada e SHBA-së pas përfundimit të protestave të opozitës para parlamentit ka dal me deklaratë. Në deklaratën e ambasadës amerikane thuhet se SHBA-të dënojnë dhunën që ndodhi në protestën e sotme dhe mbështet qytetarët për të protestuar paqësishtë. “Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë” – shkruhet ndër të tjera në deklaratën e ambasadës amerikane.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.
Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para.
Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanët është i iku. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë” – shkruhet në deklaratë.