“Do të të vras”, producenti kërcënoi aktoren pasi ajo refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të
Një numër i madh i aktoreve hollivudiane e kanë akuzuar producentin Harvey Weinstein për keqtrajtim seksual dhe përdhunim, ndërsa atyre iu është bashkuar edhe Salma Hayek.
Gjatë një rrëfimi për New York Times, ajo ka treguar se moguli i filmit e kishte kërcënuar me vdekje kur aktorja kishte refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Hayek ka thënë se për disa vite e kishte refuzuar Ëeinsteinin, të cilin secila përgjigje negative e kishte nevrikosur gjithnjë e më shumë.
“Do të të vras, mos mendo se nuk mund ta bëjë këtë”, i ka treguar ajo fjalët e Weinstein.
Sipas saj, nga përdhunimi e ka shpëtuar miqësia me Quentin Tarantinon dhe George Clooneyn. Aktorja ka thënë se nuk ka dashur të flasë menjëherë për këtë çështje, sepse kishte tentuar ta harronte të kaluarën.
“Në fakt jam përpjekur që të mos kem nevojë t’ua shpjegoj të dashurve të mi kur e kam përmendur se Harvey më ka keqtrajtuar, për këtë arsye nuk i kam treguar disa detaje”, ka thënë Salma.
Hayek ka treguar se producenti kishte kërkuar që ta shikonte teksa ajo lahej, t’i bënte masazh dhe ta kënaqë oralisht, si edhe të zhvishej së bashku me një femër tjetër.
Po ashtu, në filmin “Frida” e kishte bindur që të bënte një skenë frontale seksi, edhe pse kjo nuk bënte pjesë në skenar.
Ëeinstein deri më tani i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke thënë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë me pranim nga aktoret dhe se ato po gënjejnë se i ka detyruar.