Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Dënden në grushta prindi me mjekun, nevoja për t’u shtuar edhe lënda për arte marciale

Një incident i rëndë është shënuar sot në Pediatri, pranë QSUT-së. Prindi i acaruar ka rrahur mjekun në rrethana ende të paqarta. Në pamje shihet gruaja që ndërhyn për ti ndarë bashkë me fëmijën në krahë.
Video është postuar në JOQ, si denoncim i një qytetari që ka filmuar ngjarjen nga makina e tij. Siç shihet ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore, pra jashtë ambienteve të spitalit. Ende nuk ka denoncim në polici nga ana e mjekut të dhunuar.
Denoncimi: “Ja çfarë vuan ky popull nga doktorët. Këtu tek spitali i fëmijëve në Tiranë. Se mora vesh tamam se për çfarë bëhet fjalë dhe pse u zunë, dikush thotë punë radhe e dikush punë analizash…”.

Please follow and like us: