Ana Abdi: Ndihem e turpëruar për shfaqjen e opozitës të hënën në Kuvend
Si një aktiviste politike ndihem e turpëruar për shfaqjen e opozitës të hënën në Kuvend. Një betejë pa kauzë, një udhë pa krye që nuk e lartëson as opozitën e as politikën shqiptare.
Ajo që pamë në Parlament e bën atë të denjë për të përfaqësuar një tribu të popullit të zulluve.
Nuk dua as ti hyj, e as të komentoj ligjshmërinë e votimit në Parlament të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohëshëm, me shpresën që palët që kanë pretendime do të gjejnë rrugën dhe mekanizmat ligjorë.
Si e re, si vajzë dhe aktiviste në politkë, u ndieva e turpëruar nga ajo shfaqje në Paralment. Ajo sjellje nuk na lartëson përkundrazi, një sjellie e tillë turpëron modelin e gruas në politkë, më keq akoma, turpëron çdo individ që merret me politkë. Ajo farsë që pamë nuk përfaqëson asnjë qytetar shqiptar.
Protestoni, protestoni po të doni…edhe në emër të demokracisë që gjithë jetën e përdhosët, e mbi kurrizin e të cilës keni ngrënë e jeni pasuruar, protestoni edhe në emër të saj! Po mos dhe boll u tallët me të gjithë ne.
Protestoni po mos ngrini dorë mbi Policinë e Shtetit dhe mbi Gardën e Republikës. Edhe ata kanë familje, punojnë me orë të zgjatura në shi e në diell, e nuk kanë për borxh histerizmat tuaja, gjoja në emër të drejtësisë. Protestoni, por ju lutem, ju shkelësit e ligjit, mjaft folët në emër të ligjit.
Si mundet një deputet ti mohojë kolegut të tij të drejtën e votës në Kuvend dhe pas kësaj të flasë në emër të lirisë?
Protestoni, por ju lutem atë Parlament që e keni përdorur vetëm për interesat tuaja, mos e katandisni në turpin e shqiptarëve, më keq seç keni bërë deri më sot. Protestoni, por mos shkatërroni zyra e rrugë! Protestoni, por mjaft i shtytë shqiptarët me dhunë kundër zyrave të shtetit dhe kundër njëri tjetrit!
Akuzoni për qeveri të kanabizuar, por deri para tre muajsh keni qënë pjesë e qeverisë dhe jeni ulur bashkë me të. Nga qëndrimet tuaja në media, duket qartë siç thotë një shprehje shqiptare që ju gjithmonë një dorë e keni patur në revani, e një dorë në bakllava.
Gjithmonë në deklarata, që nën petkun e stabilitetit dhe interest të shqiptarëve synonnit vetëm pushtetin politik dhe ekonomik të familjes suaj. Pse nuk ndoqën ministrat tuaj të Buqësisë dhe Mjedisit, nëpërmjet strukturave në varësi të tyre asnjë rrugë ligjore?
Gjatë gjithë kohës keni bërë vetëm deklarata politike, duke shkelur syrin sa majtas dhe djathtas, jo se ju dhimbte barku për shqiptarët, por për interesat tuaja ekonomike dhe politke, thënë më thjeshtë, për PUSHTET e PARA!
Në atë farsë në Parlament, nuk pashë gra të revoltuara! Unë revoltën e njoh dhe di ta dalloj shumë mirë. Revoltën dinë ta dallojnë shumë mirë të gjithë shqiptarët, që çfarë nuk kanë parë në këto vite tranzicioni. Revoltën e njohinn mirë shqiptarët, që janë të detyruar çdo ditë, nga mëngjesi deri në darkë, të durojnë historitë tuaja hipokrite në emër të stabilitietit dhe patriotizmit.
Dëgjova nga znj.Kërpaçi se u tërhoq zvarrë nga Policia e Shtetit.Po nga cila Polici? Nga ajo që po mbante qytetarët e nxitur prej jush të mos hynin në Parlament? Nëpërmjet televizorit, pashë dorën e Kërpaçit të gërvishur. Nga e tërhoqi zvarrë Policia që ajo u vra tek dora? Kush naiv mund ta besojë këtë? Ky është modeli I të riut në politkë? Këtë model I ofroni ju rinisë shqiptare? Të klithjes dhe viktimizimit pa argument?
Unë pashë dy gra që çirreshin dhe nuk kuptova se ku qëndronte revolta? Pashë dy gra që dhunan një Parlament të tërë dhe të gjithë shqiptarët që I ndoqën.
Dhe për dreq, sa herë LSI-ja shfaq këtë anë të saj, pa qëtësi dhe dashuri, mua gjithmonë më vjen në mend 21 Janari. Nuk harrohet lehtë ajo ditë.
SHPK-ja “LSI” që kishte ardhur në pushtet në krah të PD-së, me vota të majta e anti-Berishë nga një parti e vogël, u shndërrua në një grabitqare postesh me shumë portofolë.
Në 21 Janar, shqiptarët ishin revoltuar nga video e Metës, për atë dolën në shesh. Atëhere nuk u gërvishtën, por u vranë katër qyetarë. Nuk u prenë vetëm ëndrrat e familjeve të tyre, por u pre një copë shpresë e madhe e shqiptarëve. Në atë ditë të zezë të historisë së demokracisë shqiptare, u plagosën me dhjetra, u goditën deputetë me shkop gome dhe atë ditë u kërcënua se nuk do të vriteshin tre, por treqind të tjerë…Atëherë nuk u revoltuat si tani…
Dëgjova se ju vjen keq për fëmijët e shqiptarëve..Jam kurioze të di, po për fëmijët dhe familjet e Faikut, Ziverit, Hekuranit dhe Aleksit a ju vjen keq? A keni fytyrë ti dilni përpara e ti jepni leksione drejtësie?
Historia e tranzicionit shqiptar ka shumë për të ardhur keq, por sjellia juaj në këtë rast është një farsë. Më shumë se të keqardhur dhe revoltuar, sot pashë disa fëmijë të pa pjekur me statusin e deputetit, në mbrojtie e në shërbim të interesave ekonomike e politike të dy familjeve që luftojnë për pushtet.
Sot, më shumë se të keqardhur për shqiptarët, mu dukët të dëshpëruar për veten. Nga frika dhe nga ajo që ka paralajmëruar se do të sjellë reforma në drejtësi. Më shumë se kurrë, mu dukët të dëshpëruar në mbrojtie të pushtetit tuaj ekonomik e politik. Më shumë seç ju shprehët keqardhje për shqiptarët, ja u siguroj, që shqiptarët ndihen të keqardhur për ju!
Nuk prekni më njeri me farsat tuaja…
Dhe diçka, protestoni po të doni dhe sa të doni, por ju lutem, mos u bëni kaq patetikë për pak pushtet.
Ju do të vdisni një ditë politikisht dhe biologjikisht…
Kjo është jeta! Shqipëria do të jetë gjithmonë këtu…
Për më të shtrenjtët që keni, ju lutem mos hidhni në erë të ardhmen tonë të përbashkët, të ardhmen e Shqipërisë!