Ana e panjohur e femrave për aktin intim…
Shkrimtari Daniel Bergner nga Nju Jorku, i cili ka studiuar seksualitetin e femrave, thotë se ideja se femrat janë të prirura drejt monogamisë është krejtësisht e gabuar.
“Të gjithë e marrin për të mirëqenë faktin se femrat janë më pak të dhëna pas seksit sesa meshkujt, por nuk ka asnjë provë për këtë”, tha për ‘Daily Mail’ 53-vjeçari amerikan që ka shkruar një libër për këtë temë me titull ‘What Do Women Want?: Adventures in the Science of Female Desire’ (Cfarë duan femrat?: Aventura në shkencën e dëshirës femërore).
Nëpërmjet studimeve shkencore, Bergner hedh poshtë disa teori të tipit: femrat duan më pak seks sesa meshkujt, shohin më pak pornografi dhe se dëshira e tyre ndizet vetëm me anë të intimitetit emocional.
Shkrimtari pohon se femrat janë po aq “kafshë” sa meshkujt kur vjen puna tek marrëdhënia seksuale dhe se dëshirat e tyre janë “të egra dhe të paparashikueshme”, por vetë ato e fshehin këtë gjë.