Albspirit

Media/News/Publishing

Dëshmi të reja për helmimin e Napoleon Bonapartit

Një pjesë e tapicerisë së dhomës ku ndërroi jetë Napoleon Bonaparte mund të shërbejë përfundimisht për të treguar nëse historitë e komplotit, që flasin për helmimin e tij prej britanikëve janë të vërteta. Me një vlerë prej 2 mijë stërlinash, kjo copë tapicerie do të dalë në ankand dhe me aprovimin e blerësit, ajo mund t’i nënshtrohet një testi për gjurmë arseniku.

Një teori e vdekjes së Napoleonit thotë se tapiceria e dhomës së tij, në gjashtë vitet e fundit të jetës që kaloi në burgun  Shën Helenës u spërkat me arsenik dhe se avujt e helmit të fuqishëm i shkaktuan vdekjen.

Figura që udhëhoqi Francën pak pas Revolucionit Francez, Perandori Bonaparte shkroi një prej faqeve më të ndritura të historisë ushtarake të vendit të tij, duke shtrirë kufijtë e Francës deri në kufi me Rusinë e Egjiptin, përpara tatëpjetës së nisur me luftën e humbur për pushtimin e Moskës.

Në një autopsi që iu bë Napoleonit pas vdekjes, mjeku britanik i kohës përcaktoi se Perandori ndërroi jetë nga kanceri i stomakut.


Pjese nga tapiceria e dhomes se fund te jetes se Napoleon Bonaparte

Ishte i njohur fakti që Bonaparte vuante nga ulçera dhe se babai i tij ndërroi jetë nga ky lloj kanceri, por për shumë kohë besohet se mjeku ligjor falsifikoi të dhënat, për të eliminuar çdo dyshim për një vrasje të mundshme të tij prej britanikëve, të cilët e mbanin të burgosur në ishullin e Shën Helenës, i ndodhur në mes të asgjësë në Oqeanin Atlantik.

Një provë që mbështet teorinë e helmit daton që në vitin 1840, kur trupi i Napoleonit u transportua nga vendi ku u varros fillimisht dhe ai u gjet në një gjendje shumë të mirë edhe pse 20 vjet pas vdekjes.

Arseniku njihet si një lëndë konservuese, ndërsa dyshimet për helmim u rritën edhe më shumë në vitin 2007, pasi një toksikologjist gjeti gjurmë arseniku në flokët e Napoleonit.

Please follow and like us: