Albspirit

Media/News/Publishing

Iran: Ekzekutimi i një trajneri sportiv në Hamadan

Gjyqësori penal i regjimit iranian vari Bahman Varmazyar-in, një trajner sportiv, në burgun qendror të Hamadanit të mërkurën në mëngjesin e 18 prillit. Në dosjen e tij nuk kishte asnjë paditës privat  kur u akuzua për grabitje të armatosur të një dyqani bizhuterish.

Pas përpjekjeve të familjes Bahman për të shpëtuar djalin e tyre nga ekzekutimi, regjimi i mullahëve raportoi të martën në mënyrë falso se dënimi me vdekje ishte bllokuar, por ai u ekzekutua të mërkurën herët në mëngjes.

Mijëra të burgosur në të gjithë vendin janë në korridorin e vdekjes. Një i burgosur Baluch, i quajtur Abdul Malek Baluchi, në burgun qendror të Zahedanit, u transferua në izolimin më 13 prill, pasi ka bërë gjashtë vjet e gjysmë burg dhe është në prag të ekzekutimit.

Regjimi i mullahëve po ekzekuton të rinjtë e vendit me arsyetimin e vjedhjes dhe kontrabandës në një kohë kur Khamenei dhe mullahët e tjerë në pushtet nga fraksione të ndryshme dhe IRGC dhe organet e tjera qeveritare janë hajdutët më të mëdhenj në historinë e Iranit që kanë plaçkitur qindra miliarda dollarë të pasurisë së popullit iranian.

Qëllimi i këtyre ekzekutimeve penale është të intensifikojë atmosferën e frikësimit dhe konfrontimit me njerëzit që ngrihen dhe kërkojnë rrëzimin e fashizmit fetar në pushtet në Iran.

Rezistenca iraniane i bën thirrje popullit, sidomos të rinjve, të tregojë solidaritet me familjet e të burgosurve dhe të ekzekutuarve dhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare për veprime urgjente për të dënuar këtë krim dhe për të kushtëzuar çdo ndërveprim me tiraninë fetare me përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe dhënies  fund të torturave dhe ekzekutimeve në Iran.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: