Paracetamoli heq edhe emocionet
Paracetamoli përdoret dhe gjendet në dhjetra produkte mjekësore, kryesisht për të qetësuar dhimbje të ndryshme fizike. Deri më tani atij nuk i është njohur asnjë efekt anësor tejet i dëmshëm, por një grup studiuesish amerikanë thonë se bashkë me dhimbjet fizike, paracetamoli u heq konsumatorëve edhe emocionet. Studiuesit shqyrtuan të dhënat e grumbulluara nga dy grupe personash, nga njëra anë përdorues të rregullt të paracetamolit dhe nga ana tjetër persona që e konsumonin relativisht rrallë atë.
Please follow and like us: